Transgjinorja Çerkica Rexhepi ka dalë për të marrë pjesë në Paradën e Krenarisë, ku ecja pritet të fillojë nga ora 12:00.
Rexhepi ka thënë se fillimi ka qenë i vështirë, pasi që si komunitet edhe janë bullizuar, raporton Demokracia.com.
“Fillimi gjithmonë ka qenë i keq, i vështirë, u kon edhe bullizmi. Edhe sot e kemi bullizmin, sot nuk është si përpara, më pak…Situata në Kosovë është përmirësuar sa i përket bullizmit 70 për qind”, ka thënë Rexhepi.
Po ashtu, Rexhepi ka folur edhe për sulmet fizike, derisa thotë se ka pasur shumë vështirësi.
“Nuk kam pasë sulme fizike…kam qenë edhe në vitet e 90-ta, i kam pasë të gjitha problemet, të gjitha të këqijat, nuk muj me i përballu, me i folë”, ka thënë transgjinorja./Demokracia.com/