Lajme
Presidenti polak kritikon Macronin dhe Scholz për bisedat me Putinin: A ka biseduar ndokush me Adolf Hitlerin?
Demokracia
11:03 | 09 Qershor 2022

Share:

Presidenti polak, Andrzej Duda, ka kritikuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, për zhvillimin e bisedave telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se është e njejtë si të zhvilloheshin bisedime me Adolf Hitlerin gjatë Luftë së Dytë Botërore, raporton gazeta gjermane BILD, përcjell Periskopi.

Përgjatë luftës në Ukrainë, liderët e Francës dhe Gjermanisë kanë zhvilluar telefonata me Putin në përpjekje për të inkurajuar negociata në mes dy palëve.

Megjithatë, Duda tani tha se diskutime të tilla vetëm e kanë legjitimuar luftën ilegale në Ukrainë.

“A kishte biseduar ndokush me Adolf Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore?”, tha presidenti polak.

Më herët gjatë këtij muaji, Ministri i Jashtëm ukrainas kritikoi liderin francez pasi që ky i fundit kishte thënë se Rusia nuk duhet të poshtërohet për pushtimin e fqinjit të saj.

Të ngjashme