Sport
Deputeti i Kosovës në mënyrë të veçantë uron “Torcidën”
Demokracia
23:18 | 20 Mars 2021

Share:

Njëra nga tifozëritë më të zjarrta në Kosovë, padyshim janë  “Torcida” nga Mitrovica.

Ky tifo-grup sot feston 37 vjetorin e themelimit dhe në mesin e shumë urimeve, sot ka marrë edhe një të veçantë, shkruan Demokracia.com.

Ka qenë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu – Kamishi që ka uruar këtë tifozëri.

Haxhiu për disa vite ishte pjesë e skuadrës së Trepçës dhe natyrisht që kishte një bashkëpunim të ngushtë më këta tifozë.

“Për disa vite punuam bashkë dhe festuam shumë fitore e ngritje trofesh”, ka shkruar ndër të tjerash Haxhiu në një postim në “Facebook”.

Urimi i Haxhiut:

TORCIDA

Urime 37 vite tifozëri dhe aktivitete, jo vetëm në mbështetje të  sportistëve dhe klubeve sportive por edhe në mbështetje për shumë  qytetarë që kishin nevojë.

Një tifozëri e organizuar është më shumë se një shoqëri, është si një familje dhe ju e keni dëshmuar këtë me vepra.

Për disa vite punuam bashkë dhe festuam shumë fitore e ngritje trofeshë.

Urimin për djemt më të mirë të Mitrovicës, për 37 vite tifozëri. /Demokracia.com

Të ngjashme