Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme dhe ish-deputetit, Zafir Berisha.
Përmes raportit 24 orësh, policia njofton se dje në rrugën “Suzi Qelebi” në Prizren, janë arrestuar dy të dyshuar pasi të njëjtit kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
“Rr. Suzi Qelebi, Prizren 08.06.2022-14:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Berisha dje ka thënë se nuk është e vërtetë që ka penguar ndonjë zyrtar policorë, por një tiketë dënimi i është shqiptuar derisa e kishte parkuar veturën para Shoqatës së Veteranëve. Por, sipas Berishës, ai nuk ishte i vetmi që e kishte parkuar veturën aty, por i vetmi që u gjobit