Bullgaria rrezikon zgjedhje të parakohshme, pasi lideri i njërës parti nga koalicioni katër partiak tha se do ta lë kabinetin për shkak të mosmarrëveshjeve mbi buxhetin e BE-së nga kryeministri për heqjen e vetos Maqedonisë Veriore, që të fillojnë bisedimet për hyrjen në BE, shkruan Euractiv.
Slavi Trifonov, lideri i partisë populiste “Ka njerëz të tillë”, në një televizion të mërkurën e shpalli daljen e tij nga koalicioni dhe tërheqjen e katër ministrave të tij nga kabineti, përcjell Demokracia.com.
Koalicioni delikat i Bullgarisë i udhëhequr nga kryeministri Kiril Petkov, ishte formuar një vit më parë dhe që atëherë ishte i ndarë në çështje kryesore si dërgimi i armëve në Ukrainë, adaptimi i euros e të tjera.
Pavarësisht mosmarrëveshjeve ndërmjet koalicionit të partnerëve, u duk se kishte një konsensus që situata tensionuese gjeopolitike kërkonte kompromise.
Trifonov gjithashtu tha se masat ekonomike të qeverisë vetëm do të rrisin inflacionin dhe vuri në pyetje mangësinë e përpjekjeve për të zbuluar skemat e korrupsionit nga qeveria e kaluar, duke pyetur “ku është lufta kundër parave të pista?”
Toshko Yordanov, një anëtar drejtues i partisë së Slavi Trifonov, tha se ishin memorandume të ministrit të jashtëm të Bullgarisë lidhur me çfarë Petkov u tha homologëve perëndimorë, duke propozuar një rrugë paralele dhe lejuar heqjen e vetos, përderisa çështjet e pazgjidhura në mes të Shkupit dhe Sofjes do të bëheshin pjesë e procesit të mbikëqyrur nga BE.
Petkov tha se ishte i bindur se kabineti do të vazhdonte të funksionojë me mbështetjen përgjegjëse të deputetëve nga partia e Trifonovit.
Tri partitë që do të mbesin në koalicion tani do të kenë 109 deputetë në parlamentin me 240 ulëse, duke nënkuptuar se janë 12 deputetë më pak për një shumicë parlamentare. /Demokracia.com/