Skuadra e Flamurtarit ka filluar të mendojë seriozisht për stinorin e ri.
Kryeqytetasit kanë transferuar mesfushorin prizrenas, Roni Gashi si dhe portierin gjilanas, Laurit Behluli.
Mesfushori Roni Gashi vjen nga Liria e Prizrenit, derisa ishte pjesë e shumë skuadrave të njohura e karrierë ka bërë edhe në Shqipëri ku ka arritur të fitoj Kupën e Shqipërisë me Teutën e Durrësit.
Ndërkohë Laurit Behluli ka qenë pjesë e Prishtinës, i huazuar tek skuadra e Kikës në Ligën e Parë.
Flamurtari nuk pritet të ndalet me kaq, pasi synon të bëjë tjera afrime të rëndësishme ku synim është rikthimi në elitën e futbollit kosovar./Demokracia.com/