Lysychansku është plotësisht nën kontrollin e trupave ukrainase, pasi u sulmua nga forcat ruse për më shumë se një javë, sipas guvernatorit rajonal të Luhanskut, Serhiy Haidai.
Ai tha se Rusia vazhdon të bombardojë në mënyrë kaotike dhe fuqishëm qytetin, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha në banesa.
Haidai, përmes një postimi në Telegram, tha se nuk ka “asnjë kërcënim” të rrethimit të trupave ukrainase në rajonin e Luhanskut, por forcat ruse kontrollojnë përkohësisht 90 për qind të rajonit, shtoi ai.
Rusia ka qenë e vendosur të marrë kontrollin e Severodonetsk dhe qytetin fqinj Lysychansk, si pjesë e një plani për të kontrolluar rajonin më të gjerë të Donbasit dhe përfundimisht të gjithë Ukrainën lindore.