Gardiani i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ishte protagonist, në triumfin 1:0, që skuadra e tij SPAL, arriti në shtëpi ndaj Cittadellas në Serie B.
Shqiptari, mbajti portën e paprekur, për 90 minuta, teksa ishte një nga më të dalluarit në fushë.
32-vjeçari u vlerësua me notën 7.8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.
Një lajm i mirë ky për trajnerin Edi Reja, i cili pritet t’i besojë vendin e titulluarit Berishës, duke pasur parasysh momentin e vështirë që Thomas Strakosha po kalon te Lazio këtë periudhë. /Demokracia.com