Sport
“Dardanët” e nisin të enjten me homazhe te varri i Fadil Vokrrit, kjo është agjenda
Demokracia
21:11 | 08 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll të enjten e zhvillon ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.

Futbollistët e drejtuar nga trajneri francez, Alain Giresse përballen me Irlandën e Veriut në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, shkruan Demokracia.com.

Pikërisht në ditën kur shënohet përvjetori i katërt i vdekjes së legjendës së futbollit dhe njëherit ish-kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit, tifogrupi “Dardanët” e nisin ditën me homazhe tek varri i tij.

“Dardanët” kanë njoftuar edhe për agjendën e tyre në ditën kur Kosova sfidohet nga irlandezoveriorët.

Postimi i plotë:

Të dashur Dardanë,

nesër në mëngjes ju ftojmë të na bashkoheni te fanclubi, nga ku do të nisemi drejt varrit të legjendës sonë të futbollit, Fadil Vokrri, i cili na mungon tash e 4 vjet dhe nesër e shënon përvjetorin e vdekjes.

Grumbullimi te zyrët tona të fanclubit bëhet saktësisht në ora 10:00. Gjithashtu, ju bëjmë thirrje që të pajiseni dhe të merrni me vete rekuizitet e duhura. Nga ora 14:00 në fanclub do të mblidhemi për ta filluar kremtën e para ndeshjes. Rituali është gjithmonë i njëjti dhe tashmë jeni në dijeni për një praktikë të tillë.

Nga ora 18:00 marshojmë të gjithë së bashku në kortezh drejt stadiumit.

Jo vetëm lojtarët kanë përgjegjësi, por edhe ne. Kështu, të gjithë duhet ta ndjejmë barrën dhe shkallën e përgjegjësisë, pa anashkalim.

Dashuri që nuk shterron është Kosova./Demokracia.com/

Të ngjashme