Futbollisti shqiptar që luan te Deçiqi, Kristijan Vulaj, është ftuar nga Mali i Zi për ndeshjet e muajit mars.
Vulaj është bërë lojtari i parë i skuadrës shqiptare që merr ftesë nga Mali i Zi.
E për këtë e ka bërë të ditur edhe vetë klubi i Deçiqit, duke shkruar se Vulaj është futbollisti i parë i skuadrës që merr ftesë nga 94 vite histori.
“Futbollisti ynë Kristijan Vulaj është ftuar nga përfaqësuesja e Malit te Zi. Njeherazi eshte shkruar edhe historia: fudbollisti i pare i KF Deciqit ne 94 vite histori i ftuar ne perfaqesuesen seniore te Malit te Zi. Suksese Vuki! Më se e merituar”, shkruhet në njoftimin e Deçiqit. /Demokracia.com