Sport
Ramadani “peshkon” te ish-klubi i tij, Gjilani synon mbrojtësin shqiptar
Demokracia
15:35 | 08 Qershor 2022

Share:

Epoka e Zekirija Ramadanit te Gjilani ka nisur mbrëmjen e të martës kur klubi nga Anamorava e zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes me teknikun shkupjan.

Ramadani te Gjilani ka ardhur me “listë dëshirash” për merkaton e verës, raporton Demokracia.com.

Burime të Demokracia.com bëjnë te ditur se një nga objektivat e klubit është edhe mbrojtësi i krahut, Ilir Allmuca.

Ky i fundit është dëshirë e vetë Zekirija Ramadanit. Allmuca dhe Ramadani ishin së bashku edicionin e kaluar te Egnatia në Superioren shqiptare.

Për Gjilanin nuk do jetë edhe e lehtë nënshkrimi i tij, ngase siç mëson portali, ai është duke u kërkuar edhe nga disa klube të mëdha në Shqipëri.

Allmuca ka zhvilluar 32 ndeshje edicionin e fundit dhe ka regjistruar një asistim. Allmuca është 25-vjeçar dhe është i lindur në Tiranë./Demokracia.com/

Të ngjashme