Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim ka thënë se Albin Kurti gjatë kohës së luftës ka refuzuar që të dalë në mal për ta ndihmuar luftën e UÇK-së, por sipas tij, ai është mbyllur në banesë.
Klinaku tha se ka pasur një dallim mes Adem Demaçit dhe Albin Kurtit.
Sipas tij, Kurti është mbyllur në banesë dhe e ka pritur pushtuesin, ndërsa Demaçi u ka thënë delegacionit të ushtarëve se do t’i ndihmojë luftës së UÇK-së, por jo nga mali.
“Dallimi në mes të Adem Demaçit dhe Albin Kurti është këtu, dy delegacione nga UÇK të ushtarakëve kanë ardh me i thonë me vazhdu aktivitetin në mal, të dyve u kanë thanë. Albin Kurti nuk ka pranu me dalë në mal, dhe ç’është e vërteta është mshelë në banesë. Unë kam pas debat të ashpër: Pse i ke prit në banesë, nuk pritet pushtuesi në banesë, më tha se e ka parim, por parim i keq. Ndërsa Adem Demaçi, për kundër kësaj nuk ka nejt në banesë, po re ka sfidu pushtetin në çdo moment, dhe ju ka thënë delegacioneve se luftën e UÇK-së po e ndihmojë prej qitushit më shumë se prej atje ku po më thirrni”, tha Klinaku në T7.