Lajme
Ambasadori i SHBA-së në Beograd po merr pjesë në samitin “Ballkani i Hapur”
Demokracia
18:39 | 07 Qershor 2022

Share:

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, është parë në Maqedoni të Veriut, aty ku po mbahet samiti i Ballkanit të Hapur.

Sot është dita e parë e këtij samiti, ku ashtu siç është konfirmuar edhe më parë, Kosova ka refuzuar pjesëmarrjen.

E në këtë samit po merr pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ai përmes një postimi në  Twitter ka bërë të ditur se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ambasadorin e SHBA-së, Christofer Hill.

“Në margjinat e OpenBalkan, bisedë e këndshme me kryeministrin Edi Rama dhe ambasadorin Christopher Hill. Të gjithë partnerët tanë më të rëndësishëm të politikës së jashtme janë këtu”, ka shkruar mes tjerash Abazoviq.

Të ngjashme