Askush nuk e kishte pritur por ja që ndodhi.
Drenica ka arritur të marrë një pikë shumë të vlefshme në luftën e saj për ekzistencë, pasi barazoi ndaj Dritës në Gjilan, shkruan Demokracia.com.
“Kuqezinjtë” barazuan 1:1 pas 90 minutave lojë në këtë takim të javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar.
Johanes Tafaj që ishte trajneri i sotëm për Drenicën pas dorëheqjes së Bledar Devollit, për “Art Sport” pas ndeshjes ka thënë.
“Besoj se kjo ishte pika e kthesës për Drenicën. Të punosh te Drenica është nder dhe kënaqësi. Patjetër që kam njohur njerëz të mirë, ambienti është i mrekullueshëm. Vazhdoj të jem pjesë e stafit të Devollit, ndërsa kjo ishte ndeshja ime e fundit te Drenica”, tha Tafaj. /Demokracia.com