Befasia e javës së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll ka ndodhur në Brestovik të Pejës ku Besa e ka mposhtur Feronikelin me rezultat 2:1, shkruan Demokracia.com
Pejanët triumfuan me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj “Industrialistëve” që vinin pas eliminimit nga Kupa e Kosovës.
Trajneri i pejanëve, Leotrim Krasniqi ka thënë për “ArtSport” se kjo fitore ngrit moralin e futbollistëve të tij, teksa ka shtuar se puna e tyre është shpërblyer.
“Kjo fitore normalisht se e ngrit moralin e ekipit. Edhe atëherë kur kemi humbur, kemi vazhduar me përkushtim, dhe puna e madhe u shpërblye. Djemtë janë shumë të disiplinuar. Jam i kënaqur me rezultatin sot, u paraqitëm mjaftë mirë. Ishim të koncentruar nga të dyja drejtimet, ishim kompakt në mbrojtje e sulm. Do të punojmë që ta bëjmë ngritjen e lojtarëve në aspektin personal dhe kolektiv”, deklaroi Krasniqi. /Demokracia.com