Humbja nga Greqia (0:1) nuk ka bërë që interesimi për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në muajin qershor të bie nga tifozët.
Mbrëmë (e hënë) Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se biletat për ndeshjen e radhës në Prishtinë kundër Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve kanë dalur në shitje.
Pas më shumë se 12 orësh, të gjitha biletat janë shitur, përveç atyre të sektorit VIP. Biletat për këtë sektor kushtojnë 80 euro, shkruan Demokracia.com.
Raportohet se në ndeshjen e para pak ditësh kundër Greqisë në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytet ishin të pranishëm mbi 12 mijë tifozë.
Kosova bën pjesë në grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve së bashku me Greqinë, Qipron dhe Irlandën e Veriut./Demokracia.com/