Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla tha se Shqipëria i është bashkuar bllokimit të fluturimit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, shkruan Demokracia.com.
Kujtojmë se Sergei Lavrov ishte dashur të vizitonte Beogradin të hënën, por ajo vizitë u anulua për shkak se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ndaluan fluturimin e aeroplanit me kreun e diplomacisë ruse, kështu që në fund ajo vizitë u anulua.
Balla foli për faktin se Shqipëria bllokoi edhe fluturimin e avionit rus kur iu përgjigj akuzave të deputetëve të opozitës se qeveria shqiptare nuk ka mbajtur qëndrim si vendet e tjera të Ballkanit për mbërritjen e Lavrov në Serbi.
“Shqipëria i është bashkuar të gjitha vendeve të tjera që kanë bllokuar ardhjen e Lavrovit. Hapësira ajrore që ai duhej të vinte përfshinte Shqipërinë. Ai nuk mori dritën jeshile”, tha Balla. /Demokracia.com/