BBC shkruan për Yuri-n, një ushtar ukrainas, i cili ka humbur këmbën nga një sulm me raketë. Rreshter majori i tij ka mbetur i vrarë, ndërsa Yuri ia arriti që të mbetej i gjallë. Ai gjithashtu arriti t’i lajmëronte edhe vëllezërit e tij të luftës, por nuk ia doli pa u lënduar.
“Buxheti i shtetit ishte ndarë në këtë zonë, në Dnipro, para luftës dhe nuk e kishte parashikuar këtë. Prioriteti jonë kryesor është të rikthejmë funksionet e humbura nga plagët, sa më shpejtë të jetë e mundur dhe t’i kthejmë në jetë të plotë”, tha Yuri për BBC, përcjell Demokracia.com.
Ai shtoi se spitali në Dnipro është më afër vijës së frontit, por doktorët aty janë të instruktuar të mos tregojnë sa ushtarë të lënduar janë duke i trajtuar.
BBC tregon se vizita e tyre është e monitoruar nga një zyrtar i shtypit dhe se janë të kufizuar për pyetjet rreth civilëve të lënduar apo vdekjeve.
Ekipi i spitalit të parë të lëvizshëm vullnetar “Pirogov” janë shpeshherë të parët që trajtojnë ushtarët e lënduar në vijën e frontit në rajonin e Donbasit. Gennadiy Druzenko nga ai ekip tregon se aty është ferri.
Ndryshe nga rajoni i Kyivit, aty gati nuk ka fare plagë me armë zjarri, vazhdon ai, është tmerruese se çfarë teknologjia e vrasjeve ka avancuar.
Ai thotë se aty ka vetëm lëndime të tmerrshme gjymtuese të shkaktuara nga predha, mortaja, bomba dhe granata. Gjithashtu, tregon tmerret që sheh tek pacientët.
Ndërkaq, një tjetër tregon edhe për gatishmërinë në rritjen e prodhimit të fabrikës prostetike në Dnipro. Ai thotë se janë të shumtë pacientët të cilëve ju mungon njëri krah ose të dy këmbët dhe ndjehen më mirë kur shohin edhe të tjerët me të njëjtin problem, duke e kuptuar se jeta vazhdon. /Demokracia.com/