Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para në kuadër të javës së 26-të të elitës së futbollit kosovar.
Drita ka befasuar duke barazuar me rezultat 1:1 me Drenicës, shkruan Demokracia.com
Një befasi e madhe ndodhi edhe në Pejë ku Besa arriti të mposht Feronikelin me rezultat 2:1 dhe kjo është fitorja e dytë në 26 ndeshje të Besës, çka është një befasi shumë e madhe.
Ndeshjet tjera zhvillohen nesër, ku takohen: Llapi – Arbëria, Trepça ’89 – Ballkani derisa sfida Prishtina – Gjilani është shtyrë pasi stadiumi “Fadil Vokrri” është duke u rregulluar për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës që i zhvillon në fund të muajit mars.
Tabela pas këtyre ndeshjeve duket si më poshtë. /Demokracia.com