Sport
Nuhiu gjen fajtorin e dështimit në ndeshjen ndaj Drenicës
Demokracia
15:20 | 20 Mars 2021

Share:

Kampioni në fuqi dhe lideri i tabelës, Drita ka marrë një rezultat zhgënjyes sot bë fushën e vetë duke barazuar me Drenicën me rezultat 1:1, shkruan Demokracia.com.

Askush nuk e kishte pritur një rezultat të tillë duke e parë formën që ka Drita dhe krizën që po kalon Drenica e cila edhe qoi në shkarkimin e trajnerit Bledar Devolli.

Megjithatë, ndodhi dhe Drita ka bërë një hap flas. Trajneri i Dritës pas kësaj disfate është parë shumë i zhgënjyer.

“Ne ishim shumë kërkues, por ndoshta me më shumë fat në fund të fundit mund ta kishim fituar ndeshjen. Drenica na ndëshkoi me një kundërsulm, nuk tregoi diçka tjetër në këtë takim. Unë nuk dua të justifikohem, por mungesat që kishim ndikuan shumë tek ne” ka thënë Nuhiu për “Art Sport” pas ndeshjes. /Demokracia.com

Të ngjashme