Feronikeli ka pësuar një humbje të madhe sot nga skuadra e fundit në tabelë, Besa e Pejës me rezultat 2:1.
Padyshim kjo humbje ka trazuar taborin nga skuadra drenicase e cila vetëm tri ditë më herët u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës kur u mposht nga Feronikeli.
Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro pas ndeshjes për “Art Sport” ka folur për këtë disfatë derisa ka thënë se nuk e rrezikojnë mbijetesën.
“I uroj Besës fitore dhe të gjitha skuadrave tjera për angazhimin që kanë ndaj Feronikelit. Ne nuk hyjmë në garën për luftën për mbijetesë pas kësaj humbje, kemi ardhur të marrim maksimumin por dua ta komplimentoj Besën për angazhimin që bëri sot ndaj nesh. Unë nuk dua të merrem me çështjen nëse ishte penallti për ne apo jo, janë organet kompetente për këtë gjë. Qëllimi ynë është ai që Feronikeli ka pasur gjithmonë, të jemi në mesin e klubeve që kërkojnë trofe. Është një sezon shumë i vështirë, por ne duam të tregojmë se çfarë përgatisim gjatë gjithë javës edhe pse shumë faktorë duken sikur duan ta na e rrëzojnë të gjithë punën tonë”, ka thënë Duro. /Demokracia.com