Sport
Besa thellon krizën e Feronikelit, Duro mund të ndjekë rrugën e Devollit?
Demokracia
15:07 | 20 Mars 2021

Share:

Një humbje befasuese ka ardhur sot për Feronikelin në Pejë aty ku u mposht nga skuadra e fundit në tabelë Besa e Pejës me rezultat 2:1.

Për Pejën kjo është fitorja e dytë në kampionat në 26 ndeshje të zhvilluara dhe sigurisht që ishte befasie më e madhe, shkruan Demokreacia.com.

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro me këtë humbje ka rrezikuar shumë, madje edhe karrigen e vetë dhe mbetet të shihet si do të reagojnë kryesia e klubit.

Sigurisht që futbolli është i paparashikuar dhe humbje të tilla mund të ndodhi, por kjo erdhi menjëherë pas humbjes që pësoi nga Prishtina, ku edhe u eliminua nga Kupa e Kosovës, kështu që dy humbje radhazi do të jenë vështirë të kapërdishme.

Të kujtojmë se tri ditë më parë dorëheqje nga bankina e trajnerit të Drenicës dhe Bledar Devolli.

“NIkli” pas 26 javëve mbetet në pozitën e gjashtë me 31 pikë, vetëm katër më shumë sesa pozita e nëntë që dërgon në Ligën e Parë. /Demoracia.com

Të ngjashme