Lajme
Presidenca krenohet me pyllëzimet e rregullta vjetore – mbi 1 milion fidanë u mbollën edhe në 2020
Demokracia
22:47 | 06 Qershor 2022

Share:

Në Kosovë çdo vit pothuajse pyllëzohen qindra hektarë sipërfaqe pyjore. Por, sikur asnjëherë më parë, pushteti i ri këtë vit edhe pyllëzimet po mundohen t’i përvetësojnë si merita të tyre, shkruan Demokracia.com.

“365 ditë nga zotimi për mbjelljen e 1 milion dhe 8 muaj nga fillimi i mbjelljes së fidaneve të para. Kur kanë mbetur edhe 4 muaj deri në përmbushjen e një viti të plotë nga fillimi i mbjelljeve, nëpër komunat e Kosovës janë mbjellur tashmë 848,106 fidane të reja. Në këta muaj i kemi bashkuar forcat me FAO-n, EULEX-in, Lëvizjen për mbrojtjen dhe rigjenerimin e pyjeve të Kosovës #MosEMerrMalin, si dhe me vullnetarë të shumtë. Në muajt në vijim, do të vazhdojë bashkëpunimi me biznese, komuna dhe mërgatën. Puna dhe angazhimi për ripyllëzim e gjelbërim vetëm sa ka filluar. Ditë më të gjelbra, pyje më të mbrojtura e mjedis më të shëndetshëm janë angazhimet tona të çdoditshme. Vazhdojmë mëtutje!”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Megjithatë, për njohësit e këtij procesi të rregullt vjetor, mjafton një “googlim” për ta kuptuar që pyllëzimi është proces i rregullt dhe i përvitshëm, që ka filluar para një dekade, jo tani.

Pyllëzimet që janë bërë në vitin 2020 janë të përfshira edhe në Raportin e Gjelbër 2021, në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Raporti i plotë

Në këtë raport thuhet se në vitin 2020 janë prodhuar 1500 fidanë, të cilët në mbi 90 për qind e tyre mbillen pothuajse po aq sa prodhohen për çdo vit.

Ndërsa, pyllëzimet vjeshtore të vitit 2020, sipas raportit zyrtar, kanë përfshirë 380.60 hektarë sipërfaqe pyjore. Nëse llogaritim edhe sipërfaqen pyjore të pyllëzuara në vjeshtën e vitit 2021, atëherë tejkalohet edhe premtimi i Osmanit, Aliut e Pecit.

Kjo është punë e përvitshme e Agjencisë Pyjore, FAO-s, etj., dhe jo e Osmanit, Aliut e Pecit. /Demokracia.com/

Të ngjashme