Sot janë duke u zhvilluar dy ndeshje të javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Demokracia.com.
Në Gjilan po ndeshën kampioni në fuqi, Drita me Drenicën. Pas 45 minutave të parë ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 1:1, që për shumëkënd është befasi.
Bujar Shabani ka shënuar për Dritën ndërsa Faton Zabrëxha barazoi për Drenicën.
Një rezultat befasues është edhe në Pejë ku po ndeshën Besa – Feronikeli. Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 2:1 për vendasit, skuadër kjo që në 25 ndeshje të luajtura deri tash ka shënuar vetëm një fitore. /Demokracia.com