ShowBiz
Enca të mërkurën sjell duetin me Navid Zardi
Demokracia
19:23 | 06 Qershor 2022

Share:

Ditë më parë, Enca Haxhia ka bërë të ditur se do të sjellë një realizim të ri muzikor që do të jetë bashkëpunim me këngëtarin kurd, Navid Zardi.

Ajo është duke e përgatitur këngën e re të titulluar “Kalle”, të cilën do ta sjellë të kompletuar nga ana vizuale.

26-vjeçarja ka paralajmëruar se projekti i ri do të jetë një hit, ndërsa tashmë e ka treguar edhe ditën e publikimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENCA (@enca)

Të hënën, këngëtarja e ka publikuar një video në Instagram duke njoftuar se kënga e re do të publikohet të mërkurën (8 qershor).

Ndryshe, Enca i ka munguar për një kohë skenës dhe fansave të saj, duke qenë se kanë kaluar disa muaj pa lansuar këngë të re. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NAVID ZARDI (@navidzardiofficial)

Të ngjashme