Sport
Barcelona po e synon yllin e Liverpoolit
Demokracia
13:38 | 20 Mars 2021

Share:

Liverpooli po kalon momente jo të mira në kampionat sa i përket rezultateve gjë e cila edhe ka ngritur tension tek lojtarët.

Një nga lojtarët që pritet të largohet nga “Anfield” këtë verë është holandezi Giorge Wijnaldum, shkruan Demokracia.com.

Interesim për të kanë shprehur shumë skuadra. Pas Interit së fundmi interes ka zgjuar edhe Barcelona e cila e konsideron një lojtar të rëndësishëm për mesfushën e sezonit të ardhshëm.

Sipas asaj që raporton media iberike “AS” është se katalanasit e duan me çdo kusht yllin e Liverpoolit i cili pritet të dalë lojtarë i lirë në muajin qershor.

Wijnaldum me fanellën e Liverpulit në këtë sezon është aktivizuar në të gjitha kompeticionet në 40 ndeshje nga ku ka realizuar 3 gola. /Demokracia.com

Të ngjashme