Kastriot Selmani e ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra e Llapit.
Selmani përmes llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar se nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin llapjan dhe kësisoj do të largohet nga ekipi, shkruan Demokracia.com.
Anësori këmbëshpejtë ka falënderuar krerët e klubit dhe tifozët llapjanë.
“Dua t’iu njoftoj që pasi nuk gjetëm gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin, mora një vendim jo të lehtë për mua që pas tre viteve të largohem nga skuadra e vendlindjes, K.F. Llapi”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e tij.
Kastriot Selmani ishte lojtari kyç i Llapit në vitet e fundit.
Selmani me fanellën “bardhekaltër” u stolis me tre trofe. Dy Kupa të Kosovës dhe një Superkupë./Demokracia.com/