Lajme
Asnjë rast i ri me COVID-19 sot në Kosovë
Demokracia
15:05 | 06 Qershor 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se asnjë qytetarë nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se janë kryer 291 testime.

Po ashtu MSH ka njoftuar se nga COVID-19 asnjë person nuk ka vdekur.

Njoftimi i plotë:

06 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.424 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 823.231 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 102.844 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Nga 291 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.203.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 55./Demokracia.com/

Të ngjashme