Sport
Tragjedi në familjen e ish-futbollistit të Sarajevës: I vdesin dy fëmijë
Demokracia
12:25 | 20 Mars 2021

Share:

Ish-futbollisti i Sarajevës dhe Velez Ajdin Nuhiç dhe gruaja e tij, Mesha, kanë përjetuar një tragjedi të madhe familjare.

Ata ishin në pritje të ardhës në jetë të binjakëve, një vajzë dhe një djalë por që fatkeqësishëm ndërruan jetë vetë, vetëm 20 orë pasi erdhën në botë, transmeton Demokracia.com.

Ndërlikimet gjatë shtatzënisë çuan në lindje të parakohshme, dhe disa orë më vonë binjakët vdiqën.

Lajmi i trishtë u njoftua nga gruaja e Ajdin Nuhiç në rrjetet sociale.

“Në jetën time kisha mundësinë të kaloja bekimin më të madh që mund të përjetojë një grua! Isha e lumtur dhe e kënaqur me të gjitha momentet e bukura dhe momentet e vështira të shtatzënisë! Ditët më të bukura, më të vështira dhe më të gjata, të cilat i shijova edhe kur dhimbja ishte e padurueshme në ditët e fundit. Për fëmijët tuaj! Dy ditë më parë, linda para kohe dy margaritarë të shëndetshëm e të bukur, por me vullnetin e Perëndisë ata jetuan vetëm 20 orë. “Më jep shpresë dhe frikë…”, ka shkruar ndër të tjera Mesha. /Demokracia.com

Të ngjashme