Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur në lidhje me Robert Lewandowski.
Lewandowski ka kontratë me Bayern Munich deri vitin e ardhshëm, por ai pritet të largohet këtë verë.
Polaku është i lidhur me një transferim drejt gjigantit katalanas Barcelona.
E nëse përshtatet apo jo me stilin e lojës së tyre, ka dhënë komentet e tij edhe ish-trajneri i Barcës, Pep Guardiola.
Gjatë një interviste, ai tha se sulmuesi mund të përshtatet me çdo ekip.
“Po flasim për Lewandowski, ai mund të përshtatet me çdo ekip. Ne do të shohim nëse mund të bëhet sepse situata e tyre është ajo që është dhe gjithashtu nëse Bayern e lejon atë të largohet. Duhet durim”, ishin fjalët e tij, përcjell lajmi.net.
Lewandowski thuhet se ka arritur marrëveshje personale me ‘blaugrana’ me kontratë trevjeçare.