Lajme
Një polic lëndohet në protestën e veteranëve brenda oborrit të Kuvendit
Demokracia
11:11 | 06 Qershor 2022

Share:

Një polic është lënduar gjatë protestës që po mbahet në Kuvendin e Kosovës nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky zyrtar policor është parë të jetë i gjakosur derisa bashkë me njësitë tjera, po tentojnë të mbajnë rendin në oborrin e Kuvendit.

Pas këtij rasti, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ambulanca, raporton EO.

Protesta e veteranëve ka eskaluar pas tentimit të tyre për të hyrë brenda objektit të Kuvendit.

Të ngjashme