Sport
Superliga vjen sot me dy ndeshje joshëse
Demokracia
11:44 | 20 Mars 2021

Share:

Superliga e Kosovës në futboll përkatësisht java e 26-të hapet sot me dy ndeshje mjaft interesante.

Por padyshim takimi kryesor është ai në Gjilan ku Drita e pret Drenicës, shkruan Demokracia.com.

Gjilanasit në këtë takim vijnë pas barazimit në udhëtim te Ballkani 0:0, derisa Drenica gjithashtu nuk ka fituar takimin e fundit pasi ka luajtur baras 1:1 me Arbërinë. Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Brestovik të Pejës.

Besa që është e fundit në tabelë është nikoqir i Feronikeli, me skuadrën nga Drenasi që kërkon vazhdimësi të fitoreve.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00 dhe transmetohen drejtpërdrejt në “Art Sport”. /Demokracia.com

Të ngjashme