Lajme
Ushtria ukrainase: Rusia ka lëshuar 5 raketa drejt Kievit
Demokracia
17:55 | 05 Qershor 2022

Share:

Ushtria ukrainase ka njoftuar se Rusia ka lëshuar 5 raketa X-22 nga Deti Kaspik në drejtim të Kievit në orën 6 të mëngjesit sot, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruan CNN.

Një raketë u shkatërrua nga njësia e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, ndërsa pjesa tjetër goditi “objektet e infrastrukturës në veri të kryeqytetit ukrainas”, tha ushtria.

Më herët, Vadym Denysenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, tha se një objektiv ushtarak dhe një objektiv civil u goditën.

Disa nga raketat goditën fabrikën e riparimit të karrocave Darnytsia, duke plagosur një punonjës, tha Oleksandr Kamyshin, shefi ekzekutiv i ndërmarrjes shtetërore hekurudhore të Ukrainës Ukrzaliznytsia.

Të ngjashme