Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqin për keqpërdorim të veturës zyrtare
LDK përmes një postimi në Facebook shkruan se së ditë të diele, kur kryetari i komunës, si i vetmi person që ka të drejtë të shfrytëzimit të automjetit zyrtar 24 orë dhe çdo ditë të javës, është në vizitë zyrtare në Angli, në parkingjet e administratës komunale mungon vetura të cilës vet ai, ia ka ndërruar tabelat e regjistrimit nga 3Z, e ka kthyer në tabela private.
LDK ka ironizuar duke pyetur se a mos ndoshta ka udhëtuar me “Peugeot” deri në Angli?
Sipas LDK-së, ata që proklamuan qeverisje të mirë, ndalje të shpenzimeve të panevojshme, sot po i shfrytëzojnë veturat edhe në fundjava dhe në kohë të shtrenjëtimit të derivateve, kryetari udhëton Prishtinë – Podujevë me xhipin e shumëkritikuar!
Postimi i plotë:
Qeverisja e keqpërdorimit dhe e neglizhencës!
Në ditë të diele, kur kryetari i komunës, si i vetmi person që ka të drejtë të shfrytëzimit të automjetit zyrtar 24 orë dhe çdo ditë të javës, është në vizitë zyrtare në Angli, në parkingjet e administratës komunale mungon vetura të cilës vet ai, ia ka ndërruar tabelat e regjistrimit nga 3Z, e ka kthyer në tabela private.
Apo mos ndoshta ka udhëtuar me peugeot deri në Angli!
Ata që proklamuan qeverisje të mirë, ndalje të shpenzimeve të panevojshme, sot po i shfrytëzojnë veturat edhe në fundjava dhe në kohë të shtrenjëtimit të derivateve, kryetari udhëton Prishtinë – Podujevë me gjipin e shumëkritikuar!
Organet e rendit duhet të kujdesen që pasuria publike mos të keqpërdoret dhe të shikohet lokacioni i këtij automjeti.
Po ashtu, i pa precedent është edhe fakti se për gjashtë ditë të javës, komuna e Podujevës do të jetë pa dy udhëheqësit kryesor të ekzekutivit të cilët janë për ekskursion në Angli.
Kjo tregon seriozitetin e krerëve të ekzekutivit në sezonën kur ata do të duhej të ishin në krye të detyrës për t’i realizuar premtimet e dhëna muaj më parë. /Demokracia.com/