Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar për vendosjen e kontejnerëve të rinj nëntokësorë në Tiranë, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit.
Rama e ka cilësuar këtë si hap drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë që nuk ndotin e as nuk mund të vandalizohen.
“Pastrimi është civilizim*në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më në fund edhe në Tiranë hidhet hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as vandalizohen dot dhe që zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim”, ka shkruar ai në Facebook.