Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë të ditur shumën e parave të shpenzuara nga viti 2017 deri më 2020 për përgatitjen e sportistëve.
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka shpenzuar 222,297.86 euro gjatë Ciklit Olimpik 2017 -2020 për dërgimin e rreth 80 sportisteve në kampe përgatitore para garave ndërkombëtare.
Përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, KOK thotë se përfitues kanë qenë sportistët e 16 federatave.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
A E DINI?
Sa para shpenzoi KOK-u gjatë Ciklit Olimpik 2017 – 2020 për dërgimin e rreth 80 sportistëve në kampe përgatitore para garave ndërkombëtare?
Përfituese ishin sportistët e federatave: Xhudo, skitari, boks, shigjetari, shenjëtari sportive, atletikë, karate, not, mundje, pingpong, tenis, çiklizëm, gjimnastikë, peshëngritje, taekwondo, volejboll./Demokracia.com
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/5222723527799644