Lajme
Veteranët nesër do të protestojnë para Kuvendit
Demokracia
10:47 | 05 Qershor 2022

Share:

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se nesër do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 10:00.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku.

Ata kanë kërkuar që në Ligji i Pagave, të përfshihen edhe kjo kategori.

“Meqenëse të hënën me datë 06.06.2022 në ora 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale, u vendos që të kundërshtohet kjo. Në takimin me degë, u vendos që të hënën me datën 6 qershor 2022, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, prej orës 10:00, të organizojnë protestë para Kuvendit të Kosovës kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve”, ka shkruar Klinaku.

Të ngjashme