Lajme
Haradinaj uron presidentin e ri të Shqipërisë
Demokracia
20:07 | 04 Qershor 2022

Share:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ish-kryeministri kosovar i ka uruar Begajt sukses në kryerjen e detyrave.

“Shqipëri urime presidenti i ri i Republikës! Presidentit të sapozgjedhur Bajram Begaj, i uroj shumë sukses në kryerjen e detyrave në shërbim të Shqipërisë e të shqiptarëve!”, thuhet në urimin e Haradinajt në rrejtin social Facebook.

Bajram Begaj është zgjedhur sot president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Ai do të jetë President i tetë i Republikës së Shqipërisë pas rënies së regjimit komunist në vitin 1990.

Të ngjashme