Lajme
“Telekom Srbija” e trajton Kosovën si shtet i pavarur, reagime të shumta në Serbi
Demokracia
20:09 | 03 Qershor 2022

Share:

“Telekom Srbija” njeh pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë tregon fakti se kjo kompani është në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku tarifon klientët e saj për roaming, përfshirë edhe Kosovën, shkruan Demokracia.com.

Përkatësisht, MTS-i i ka njoftuar përdoruesit se në varësi të tarifës që kanë, mund të përdorin një sasi të caktuar interneti në vendet e rajonit, ndërsa përdoruesve të Tëitter nuk iu ka ikur që në listën e vendeve janë Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

“Ndoshta nuk kam qenë mjaft i qartë, Kosova nuk është shtet në Ballkanin Perëndimor dhe ju si kompani në pronësi të Republikës së Serbisë që po lufton për statusin e kësaj krahine, do t’i përmbaheni qëndrimit zyrtar të institucioneve të asaj Republike”, ka shkruar serb në Twitter.

Në ndërkohë ka reaguar edhe MTS-i, e cila ka thënë se në ueb sajt është bërë ndryshimi, pra Kosova është ndërruar në “AP Kosova dhe Metohija”. Marrëveshja për telekomunikacion, e cila u nënshkrua në vitin 2013, themeloi kompaninë mts DOO, ku “Telekom Srbija a.d” është themeluesi dhe i vetmi anëtar me aksione 100%. /Demokracia.com/

Të ngjashme