Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në lokacionin e njohur si “Kroi i Mbretit”.
Në pamje shihet një veturë e aksidentuar, teksa në vendngjarje shihet edhe ambulanca.
Klankosova.tv ka kontaktuar zëdhënësit e Policisë së Kosovës për këtë rast, por nga të njëjtit nuk ka marrë ndonjë informacion.