Lajme
Aksidenti në Gjermani: Tre të vdekur dhe rreth 60 të lënduar
Demokracia
17:42 | 03 Qershor 2022

Share:

Pas një aksidenti hekurudhor në jug të Gjermanisë me disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur gjendja është ende konfuze dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën me një kontingjent të madh.

Në ditën e fundit të shkollës në Garmisch-Partenkirchen, në jug të Gjermanisë, doli nga shinat një tren. Prej aksidentit hekurudhor gjetën vdekjen të paktën tre vetë.

Po ashtu ka pasur 60 të plagosur, 16 prej tyre në gjendje serioze, tha një zëdhënës i policisë në Garmisch-Partenkirchen.

Deutschland | Tote bei Zugunglück in Oberbayern

Treni rajonal me destinacion Mynihun doli nga shinat rreth orës 12:45 dhe tre vagonë u përmbysën. Arsyeja nuk është ende e qartë.

Deutschland | Tote bei Zugunglück in Oberbayern

Pasagjerët e plagosur ishin të të gjitha grupmoshave, por në tren kishte një numër të madh nxënësish. Skuadrat e shpëtimit që arritën me ambulanca dhe gjashtë helikopterë i nxorën njerëzit nga dritaret e vagonëve të përmbysur./DW

Të ngjashme