Auto&Tech
E aftë të përballojë terrenet e vështira| Kjo është makina elektrike e së ardhmes
Demokracia
12:58 | 03 Qershor 2022

Share:

Automjeti konceptual, i quajtur “The Huntress”, është një nga shpikjet e fundit të teknologjisë. Një makinë, e cila është e dizejnuar për t’u përballur me terrenet e vështira.

“Huntress” është një makinë koncepti elektrike e projektuar nga Connery Xu.

Automjeti me dy vende përmban një sistem, i cili lejon çdo rrotë të lëvizë në mënyrë autonome në përgjigje të kushteve të ndryshme.

Pjesa e përparme e makinës përmban një grup të pazakontë fenerësh që mund të rrotullohen horizontalisht, sipas skicave të Xu.

Ndërsa dritat rrotullohen, ato zbulojnë një grup tjetër fenerësh, duke u siguruar shoferëve shikueshmëri më të mirë në kushte të errëta ose me mjegull.

Ndërkohë, motori elektrik është vendosur në pjesën e pasme të makinës, me goma rezervë të pozicionuara edhe mes dy rrotave të pasme.

Makina aktualisht është ende një koncept dhe mbetet e paqartë se kur apo nëse, mund të bëhet realitet. Megjithatë, ajo ofron një vështrim interesant se si mund të duket e ardhmja e automjeteve.

Të ngjashme