Sport
Zhegrova: Fitoren ia dedikoj Fadil Vokrrit
Demokracia
08:04 | 03 Qershor 2022

Share:

Në ndeshjen e mbrëmshme kundër Qipros, ylli kosovar Edon Zhegrova shënoi golin e dytë. Zhegrova luajti me numrin 9, i cili në të kaluarën i përkiste legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrrit.

Pas ndeshjes, në një intervistë Zhegrova tregoi se numrin 9 në fanellë e zgjodhi në nderim të Vokrrit, tkesa shtoi se fitoren e sotme ia dedikon atij.

“Kam zgjedhur numrin 9 sot për shkak të legjendës Fadil Vokrri dhe fitoren ia dedikoj atij”, tha lojtari kosovar.

Të ngjashme