Lajme
Pas 100 ditësh luftë, çka po ndodh aktualisht në Ukrainë?
Demokracia
08:01 | 03 Qershor 2022

Share:

Pas 100 ditësh lufte, forcat ruse tani kontrollojnë rreth 20% të territorit ukrainas, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ushtria ukrainase thotë se luftimet vazhdojnë në pjesë të shumta të rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut, derisa forcat ruse përpiqen të avancojnë nga disa drejtime në kërkim për të marrë më shumë zona.

Këto janë disa nga zhvillimet e fundit nga lufta e Rusisë në Ukrainë:

Lufta në lindje: Zelensky tha të enjten se forcat ukrainase po i rezistojnë sulmeve ruse afër qytetit Severodonetsk në rajonin e Luhanskit.

“Ne kemi njëfarë suksesi në betejat në Severodonetsk. Por është shumë herët për të thënë diçka”.

Sipas raportimeve të së enjtes thanë se luftimet në rrugë vazhduan në qytet, i cili kontrollohet kryesisht nga forcat ruse, shkruan CNN.

Qindra të fshehur: Rreth 800 njerëz, duke përfshirë fëmijë, janë fshehur nëpër disa streha bombash nën një fabrikë kimike në Severodonetsk, e cila është shënjestruar nga sulmet me raketa ruse, tha kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhansk. Ata që fshihen janë vendas të cilëve iu kërkua të largoheshin nga qyteti, por refuzuan, sipas zyrtarit.

Përparimet e Ukrainës në jug: Forcat ukrainase thonë se kanë bërë përparim të rëndësishëm gjatë një ofensive kundër pozicioneve ruse në rajonin jugor të pushtuar të Khersonit. Njësia e Mbrojtjes Territoriale AZOV Dnipro tha se forcat e armatosura çliruan 8 kilometra të “territorit të pushtuar”.

Të ngjashme