Analisti dhe gazetari Valon Syla nuk është përmbajtur nga të qeshurat kur ka dëgjuar zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahun për deklaratën e tij për vajin dhe tepsinë.
Në emisionin ‘Pressing’ në T7, në momentin kur po transmetohej deklarata e Sallahut, Syla vazhdoi të qeshte, ndërsa nuk dha asnjë koment pas saj.
Sallahu, dje në një debat televiziv duke dashur ta shpjegojë sukseset e ministrisë ku përket, përmendi shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi si tregues performance.
Kjo deklaratë e tij mori reagime e tallje të shumta.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/06/Screenshot_4-5-1000x484.png)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/06/Screenshot_5-4-1000x477.png)