Ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit e vlefshme për xhiron e 26-të më Superligën e Kosovës u shtye para disa ditëve.
Komisioni i Garave tashmë ka vendosur që më 30 mars të luhet kjo përballje, përcjell Demokracia.com.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 15:00, teksa tashmë të dy klubet kanë marrë njoftimet zyrtare nga ana e FFK-së në lidhje me zhvillimin e takimit.
Kujtojmë që kjo ndeshje ishte planifikuar të zhvillohej këtë vikend më 21 mars, mirëpo për shkak të ruajtjes së terrenit në “Fadil Vokrri” në prag të zhvillimit të ndeshjeve të Kosovës. /Demokracia.com