Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci ka thënë se asnjë sfidë jetësore nuk e ka rrëzuar më shumë sesa vdekja e nipit të tij, Nazmiut.
Grabovci në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Nazmin e kishte edhe bashkëluftëtar dhe shok, përcjell Demokracia.com.
“As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllait) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë. NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllait, të kisha bashkëluftëtar, shokë e gjithçka në jetë, mbështetesha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ…. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë”, ka shkruar Grabovci.
Postimi i plotë:
Të dashur Miq, Shokë e Dashamirë,
Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën!
As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë.
NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ….
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë.
Bëmi të fala Dinës e Xhaferit, e thuaju se, sot e kam lëndu Ademin shumë …/Demokracia.com/