Refugjatët afganë që po qëndrojnë në Shqipëri, në qytetin bregdetar të Shëngjinit, deri sa vizat për SHBA dhe shtete të tjera të procesohen, thonë se po përballen me dëbim, duke i pasur pasaportat e konfiskuara dhe që shumë OJQ që po i ndihmonin, tani janë larguar.
Shqipëria ishte njëra nga një grusht vendesh që mirëpritën mijëra refugjatë, duke iu siguruar strehë, ushqim dhe ndihmë, përcjell Demokracia.com.
Mijëra nga refugjatët afganë u vendosën në hotele në resorte bregdetare, ku krijuan komunitetet e tyre e madje edhe restorane afgane.
Por, siç duket, nëntë muaj pas ardhjes së tyre, mirëseardhja ka filluar të humbas ngrohtësinë e saj.
Dokumentet e ofruara në Exit nga përfaqësuesit ligjorë të disa refugjatëve, tregojnë se disa nga refugjatët janë duke u përballur me dëbim.
Një dokument i dërguar nga Afgan Rescue Project – një grup i oficerësh aktual dhe ish-oficerësh ushtarak amerikanë që punojnë me mbështetjen e qeverisë amerikane – përshkruan sesi aktualisht ata po përballen me vështirësi me strehimin e tyre.
Thuhet se Qeveria e Shqipërisë ka negociuar një kontratë me Rafaelo Resort për akomodim të këtij grupi me kosto 400,000 euro për muaj për 370 njerëz me taksë 20%.
“Deri më sot, donatorët e ARP kanë shpenzuar rreth 2 milionë dollarë (mbi 5000 dollarë) për të iu mbështetur. Për të qenë të qartë, ne jemi në këtë situatë, sepse çfarë na është thënë për mbështetjen dhe afatet kohore të qeverisë së SHBA nuk janë përmbushur” thuhet në letër.
Ata thonë se kanë menduar se mund të financojnë kostot e akomodimit për grupin deri në plotësimin e vizave, por paratë kanë mbaruar pasi ende nuk janë përfunduar.
“Vonimet e shoqëruara me vëmendjen që lufta në Ukrainë është duke pranuar, na kanë shkaktuar probleme të mëdha për mbledhjen e fondeve”, thuhet në letër.
ARP tha se kanë pyetur Departamentin e Shtetit që të ndihmojnë me mbulimin e kostove, por janë refuzuar.
Si rezultat, ARP tha se Rafaelo kishe filluar me konfiskimin e pasaportave të disa refugjatëve. Afganët tek resorti i treguan partnerit të mediave të Euroactiv-it, Exit, se menaxhmenti thanë “ata mund ti marrin pasaportat menjëherë pasi që fatura është e paguar”.
Një dokument tjetër, shkruar nga një sponsor i grupit dhe i dërguar te zyrtarët e qeverisë së SHBA, të cilin e ka shikuar Exit, thotë se arsyeja prapa dëbimit është edhe fillimi i sezonit turistik.
Fondet nuk janë më të disponueshme nga agjencitë e OJQ-ve të mbulojnë strehimin e 370 njerëzve.
“Komunikimi i fundit sugjeron se ata mund të përballen me dëbim, duke u bërë të pastrehë ose edhe më keq, duke u përballur me dëbim”, thuhet më tej.
Një anëtar i grupit, i cili deshi që emri i tij të mbetet konfidencial, ka thënë se “nesër ose pasnesër, ne do të lëshojmë Rafaelon, sepse hoteli nuk do që ne të qëndrojmë këtu më. Ne nuk e dimë ku do të shkojmë”, ka thënë ai me shpresën se Afghan Rescue Project do t’i ndihmoj ata.
Ata thanë për Exit se “Nuk ka më OJQ këtu. Ato u larguan për Ukrainë. Qeveria e Shqipërisë nuk na jep asgjë”, përcjell Demokracia.com.
Exit ka kontaktuar disa nga OJQ-të që kanë qenë duke punuar me ta nga fillimi për t’i pyetur nëse ata po vazhdojnë të punojnë me ta për t’i furnizuar me ndihmë te familjet në Shëngjin, por nuk kanë marrë përgjigje.
Një zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka thënë se nuk ka dëbim.
“Jo, nuk ka dëbim. Gjithmonë ka lëvizje të individualëve dhe familjeve ose grupeve duke menduar plane të ndryshme për akomodim, që është e drejtë e organizatave, por deri më sot, nuk ka pasur dëbime nga asnjë hotel”.
Pavarësisht mohimeve, afganët protestuan kundër dëbimit të pashmangshëm të tyre jashtë hotelit të mërkurën në mbrëmje.
Exit ka vizituar hotelet ku refugjatët afganë po qëndronin në dhjetor të 2021-ës. Shumë nga të intervistuarit folën për depresion dhe ankth, duke mos ditur se çfarë do të ndodhte me ta. /Demokracia.com/