Sport
EKSKLUZIVE: FC Prishtina mban Kuvendin Zgjedhor më 26 qershor
Demokracia
12:21 | 02 Qershor 2022

Share:

Problemeve të thella financiare te FC Prishtina pritet t’iu vije fundi në fund të këtij muaji.

Demokracia.com mëson ekskluzivisht se Kuvendi Zgjedhor i shumëkërkuar do të mbahet më 26 qershor.

Siç mëson portali nga burime brenda klubit kryeqytetas, në Kuvendin e 26 qershorit do të bisedohet për zgjidhjen e problemeve si dhe zgjedhja e kryetarit të ri.

Një nga problemet kryesore të klubit më të madh të futbollit kosovar janë borxhet e shumta ndaj futbollistëve.

Aktualisht klubi më i trofeshëm në vend ka borxh mbi 1 milion euro, ndërsa ndodhet pa kryetrajner si dhe disa nga lojtarët që tanimë janë larguar.

Presidenti i klubit, Remzi Ejupi dhe aksionari më i madh, Rrahman Haradini vazhdimisht e kanë hedhur fajin te njëri-tjetri për gjendjen e krijuar në klub, me këtë të fundit që ka kërkuar mbajtjen sa më të shpejt të Kuvendit./Demokracia.com/

Të ngjashme