Sport
Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen kundër Qipros në Ligën e Kombeve
Demokracia
12:17 | 02 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës do ta nis sot kampanjën e re në Ligën e Kombeve.

Në kuadër të Ligës C, grupi 2, “Dardanët” në pasditën e sotme do ta luajnë ndeshjen e parë.

Kundërshtari i parë i skuadrës së Alain Giresse do të jetë Qipro.

Ekspedita e Kosovës udhëtoi dje (e mërkure) drejt tokës qipriote, teksa ndeshja luhet sot në “AEK Arena”.

Kjo sfidë do të luhet me fillim nga ora 18:00.

Kosova pritet të paraqitet në këtë ndeshje me sistemin 4-3-3.

Aro Muriq do të jetë “gardian” i portës, teksa mbrojtja do të përbëhet nga Benji Kololli, Fidan Aliti, Amir Rrahmani dhe Mirlind Kryeziu.

Mesfusha pritet të rreshtohet me Ibrahim Dresheviqin, Betim Fazlijin dhe Valon Berisha.

Kurse, sulmi me Edon Zhegrovën, Milot Rahsicën dhe Vedat Muriqin.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muriq; Kololli, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Dresevic, Fazliji, Berisha; Zhegrova, Muriqi, Rashica./Demokracia.com/

Të ngjashme